Valdrin Sahiti bën gjestin e madh, dhuron fustanet për gratë e dhunuara

Valdrin Sahiti prej vitesh është një ndër dizenjuesit e modës më të suksesshëm në Shqipëri e Kosovë.

Hey ti MIKE ❤️ @elvanagjataaaa

A post shared by ValdrinSahitiOfficial (@valdrinsahitiofficial) on

Advertisement

Ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se në rradhë është fondacioni nën emrin e vajzës së tij ‘Bella Foundation’ që synon t’i bëjë gratë në nevojë të lumtura.

“15 vjet që gruaja është qendra e vëmendjes time. Në këtë rrugëtim, mamaja ime, gruaja ime, vajza ime e mrekullueshme më bëjën të shoh përtej. Jo të gjitha gratë e kanë pasur njësoj fatin, disa nëna, disa gra në karrierë, disa të lumtura e disa të dhunuara. Bella Foundation nis rrugëtimin me ndjeshmërinë sociale dhe përgjegjësinë për një botë më të mirë, ndaj me rastin e festës së Bajramit, Valdrin Sahiti Official do të dhurojë fustane të mrekullueshme për gratë e dhunuara. Për t’i bërë të ndihen unike dhe vetëbesimi t’iu jap forcë për të ecur të forta përpara” –ka shkruar Sahiti.

Një gjest mjaft i madh!