Valdrin Sahiti bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës (Foto)

Pritja mori fund!

Dita e sotme është padyshim e mbushur plot me lumturi për dizenjuesin e famshëm shqiptar. Ai dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani janë bërë për herë të parë prindër të një vajze.

Advertisement

“Baby Bella”, shkruan Valdrini në foton e postuar në Instagram Story, duke na lënë të kuptojmë se pikërisht Bella do të jetë emri i saj.

Çifti udhëtoi drejt Amerikës, aty ku lindi vogëlushja, konkretisht në Georgetown, Washington D.C.