Vajzat e “Spectre Bond” (VIDEO)

Vajzat e filmit të ardhshëm James bond, Monica Bellucci dhe Lea Seydoux, kanë zbuluar disa prej karakteristikave të personazheve të tyre.
Bellucci, në rolin e Lucia Sciarra, tregon për rolin e saj se është një vejushë italiane. Bashkëshorti i saj i parë është vrarë por ndërkohë ajo rrezikon të pësojë të njëjtin fat.”
Seydoux, e cila luan rolin e Madeleine Swann, thotë se personazhi i saj është një doktorreshë, inteligjente por edhe shumë e ndjeshme.
Regjisori Sam Mendes tregon se përse ka zgjedhur këto dy aktore.
“Dy femrat me të cilat lidhet Bond kanë shumë mister, të dyja janë aktore fantastike. Monica Bellucci është shumë tërheqëse si në jetë edhe në film. Ndërsa për rolin e Swann më duhej një aktore që të ishte dhe tërheqëse edhe e komplikuar. Prandaj Seydoux ishte zgjedhja e duhur.”
Në këtë aventurë, një mesazh sekret i ardhur nga e kaluara e con agjentin 007 me mision në Meksikë dhe më pas në Romë. Ai nis të zbulojë për ekzistencën e një organizatë keqbërësish, Spektër, dhe arrin të hyjë i maskuar në të.
Kur kthehet në Londër, Bond bashkëpunon me Moneypenny (Naomie Harris) dhe Q (Ben Whishaw) për të kërkuar Swann, vajzën e armikut të tij më të vjetër, Mr White (Jesper Christensen), e cila mund të ketë dijeni për organizatën.

Advertisement