Një vajzë ka 25 emra të mesëm dhe ende nuk i ka mësuar të gjithë.

Mbani frymën, Willow-Sullivan Corbett Fitzsimmons Jefferies Hart Burns Johnson Willard Dempsey Tunney Schmeling Sharkey Carnera Baer Braddock Louis Charles Walcott Marciano Patterson Johansson Liston Clay Frazier Fareman Taylor-Brown.

Advertisement

Nëna e 10 vjeçares Maria tha se kjo është një traditë familjare që u nis nga familja e saj në vitin 1974. 44-vjeçarja tha se familja i vendosi 25 emra.

Të gjithë emrat e mesëm të 10-vjeçares janë emra futbollistësh të famshëm. Gjyshi i Willow udhëtonte shumë jashtë vendit për të parë ndeshjet e boksit.

Willow Taylor-Brown, emri shkurt, mori emrat e çdo kampioni boksi të peshës së rëndë deri në vitin 1974.

Emri i boksierit të madh Muhammed Ali, Joe Frazier, George Foreman, Sonny Liston dhe Rocky Marciano janë  të gjithë në funksion të emrit të vajzës së vogël. Dhe të 25 emrat shfaqen të gjitha në certifikatën e lindjes së Willow dhe në pashaportë.

Maria u shpreh: “Willow nuk i di të gjithë emrat, vetëm disa. As unë nuk i kujtoja dot emrat derisa u rrita. Por tradita nuk ndalet me Willow, vajza ime tjetër Autumn, 11 vjeç, ka gjithashtu të njëjtë emra të mesëm. Tradita e emrave është diçka që ka mbajtur familjen në qendër të vëmendjes prej vitesh.”