Vajza e Sting shtrohet në spital

Friday, December 5, 2025

Arsyeja ka qënë një rënie që ka pësuar nga një marrje mendsh në një restorant të Los Angeles. Eliot Pauline është shoqëruar në spital nga miqtë e saj, të cilët kanë treguar dhe ngjarjen. Ata kanë bërë të ditur se pas marramëndjes Eliot nuk po ndihej mirë dhe është rrëzuar e ka përplasur kokën në një karrige që ishte afër saj. Kjo përplasje i ka provokuar një frakturë kraneale që preokupon shumë mjekët që po e ndjekin. Vetë Sting dhe Trudie nuk janë ndarë për asnjë moment nga “Coco” dhe kanë deklaruar për shtypin se kanë shumë besim tek mjekët që e kanë nën kontroll vajzën e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -