‘Urë e fortë arti’, Marsela Çibukaj vlerësohet me çmim nga ambasada italiane

“Urë e fortë arti”, kështu e koncepton vetveten tashmë këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Marsela Çibukaj. Ajo arriti të vlerësohet nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci me titullin ‘ambasadore e gjuhës dhe kulturës italiane’. E si e tillë, Marsela shpreh përmes një shkrimi në Facebook, emocionet, vlerësimet e mirënjohjen për titullin e saj.

Duke e konsideruar si mision mjaft të rëndësishëm, Marsela i vendosi edhe një detyrë vetes, të shërbejë si një urë lidhëse e gërshetimit të kulturës sonë me atë italiane. Në këtë mënyrë, artistja argumenton sesi dy shtete, mund të “shkrihen” përmes artit e kulturës.

Advertisement

“Ambasadori Italian Z.Fabrizio Bucci, më vlerësoi me titullin “Ambadore e gjuhës dhe e kulturës italiane në Shqipëri”. Një vlerësim dhe një titull shumë i rëndësishëm për mua që prej vitesh si artiste nëpërmjet muzikës jam munduar të përcjellë dhe të promovoj vlerat e bukura të të dyja kulturave. Gjuhën dhe kulturën shqiptare në Itali dhe atë italiane këtu në vendin tonë. Kjo ishte një suprizë shumë e bukur brenda një mbrëmje feste e organizuar nga Ambasadori dhe staff-i i tij me rastin e fitores time në Festivalin “Kënga Magjike 2022”. E lumtur të kisha praninë e miqve dhe e personaliteve të shquar dhe të rëndësishëm për mua.  Si ambasadore kulture uroj të jem gjithmonë një urë e fort arti midis Shqipërisë tonë dhe Italisë të bukur. Dy vendet kaq të shtrenjtë në zemrën time.”- shkroi Marsela Çibukaj.