Së fundmi, Paris Hilton ka qenë kryefjala e lajmeve në mediat rozë pas propozimit romantik dhe unazës së mrekullueshme prej diamanti që i dhuroi partneri i saj Chris Zylka.
Teksa po dilte nga aeroporti i Los Angeles turma e gazetarëve i është vërsulur për ta pyetur rreth martesës kështu që me shumë nxitim ajo ka hyrë në makinën e saj dhe është larguar duke harruar Chris-in që po e ndiqte nga pas. E gjithë kjo ngjarje qesharake është xhiruar nga gazetarët që ndodheshin përreth ndërsa tani po bën xhiron e internetit.
Nuk kaluan shumë minuta dhe ajo është rikthyer për ta marrë të dashurin e saj të cilin e la në mes të rrugës.





