Të ftuarit dhe gazetarët e pranishëm në premierën e “Unforgettable” nisën të pyesnin veten nëse Rosario Dawson e kishte harruar eventin, kur aktorja kryesore e filmit u pa të mbërrinte vetëm pasi kishte nisur shfaqja e tij. E veshur me një fustan bust ngjyrë floriri, 37-vjeçarja pozoi për fotografët e dha intervista, edhe pse të gjithë aktorët e tjerë dhe regjisori kishin hyrë ndërkohë në sallë.
Dawson interpreton Julian, një grua e re, jeta e së cilës trazohet nga ish-bashkëshortja e të fejuarit të saj, Tessa, roli i së cilës i është besuar aktores Katherine Heigl.
Në rrjedhën e filmit shihet sesi Tessa bëhet gjithmonë e më e fiksuar pas idesë së hakmarrjes. Julia mendonte se kishte gjetur njeriun e ëndrrave të saj, por rivalja do t’ia kthejë jetën në ferr.
“Ajo që më pëlqen te ky film është fakti se, sheh gra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra që luftojnë me të njëjtën ide: të ngulet perfeksionizmi. I shikon sesa të forta janë dhe se çfarë ekipi dinamik do të krijonin po të ishin bashkë, por ndërkohë ato gjenden në një konkurrim të ashpër me njëra-tjetrën”, tha Rosario Dawson, aktore.
Kasti i aktorëve përbëhet më së shumti nga femra. Edhe regjisorja është grua, Denise di Novi. Në kinematë amerikane, filmi do të nisë të shfaqet duke filluar nga data 21 prill.