“Unë psikiatër s’jam”, Ledri flet për hërë të parë pas sulmit të DJ Blunt

Pak kohë më parë, Dj Blunt na befasoi të gjithëve me mllëfin e tij që hodhi në disa video në Instagram ku sulmonte drejtpërdrejt me fjalë ofenduese Gjikon dhe Ledri Vulën.

Nëse i pari shkoi në shtëpinë e DJ-it për “ta rrahur me papuçe Gucci”, Ledri nga ana tjetër nuk pati asnjë reagim.

Advertisement

Megjithatë, ditën e djeshme, në Jo vetëm modë, Ledri u prononcua për sherrin para kamerave:

“Prej gjithë njerëzve me të cilët kam bashkëpunuar këta [Dj Blunt dhe Real 1] janë të parët… nuk e di pasha Zotin. Blunti është një prej Dj më të mirë. Si Dj kam shumë respekt për të, për çfarë ka bërë më përpara, por çfarë problemesh psiqike ka tani, unë psikiatër s’jam. Unë me njerëzit lë kujtime dhe kujtimet e bukura nuk dua të m’i prishë një fazë e keqe që kalojnë ata.”

Pra Ledri nuk ia ka idenë ç’e shkaktoi gjithë këtë shpërthim, por respekti mbetet dhe inati që kujtimet iu prishën po ashtu.