Sipas një raporti francez të publikuar së fundmi, lindshmëria në Europën Jugore po vjen gjithnjë e më shumë në rënie.
Më shumë se një e pesta e grave të lindura në 1970 mund të mbetet pa fëmijë, krahasuar me një mesatare prej 15% në Europën Veriore dhe 18% në Europën Perëndimore.
Faktorët që kanë çuar në një situatë të tillë përfshijnë një treg të pasigurt të punës dhe mungesën e politikave sociale. Por raporti vë në dukje se edhe gjatë një shekulli më parë, lindshmëria në Europën Jugore nuk është se ka qenë shumë e lartë.
Rreth 17-25% e femrave të lindura në dekadën e parë të shekullit të 20-të kanë mbetur pa fëmijë, për shkak të faktorëve të tillë si: vdekja e një numri të madh meshkujsh në moshën e duhur për martesë, emigrimi i një numri të madh meshkujsh nga vendet e varfra në ato më të pasura, për një jetë më të mirë, si dhe pasojat e Depresionit të Madh të vitit 1929.
Që nga ajo kohë, trendi mesatar i lindshmërisë në Europë, sipas Institutit Kombëtar të Studimeve Demografike në Francë ka marrë formën e U-së.
Ndërsa lindshmëria ka qenë në nivele të larta në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, kur njerëzit gëzuan frytet e pasluftës dhe kur papunësia ishte në nivele shumë të ulëta ndërsa mirëqenia ekonomike ishte në nivele të larta.
Në Europën Lindore, bumi i lindjeve zgjati më shumë sesa në Perëndim, si pasojë e mungesës së metodave parandaluese, të cilat gjendeshin lehtësisht në Perëndim.
Niveli i lindshmërisë në Europën Jugore shkoi deri në 20% gjatë viteve 1970, në vende të tilla si Greqi, Itali dhe Spanjë.
Ndërsa në Europën Perëndimore, lindshmëria ishte më e lartë në vende si në Austri, Gjermani dhe Zvicër.
Pas rënies së komunizmit, në vitet 1989-1990, lindshmëria ka qenë më e lartë në Bullgari, Republikën Çeke dhe Rusi sesa në vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore.
Vetëm 8% e grave të lindura në vitin 1968 në këto vende mbetën pa fëmijë, nivel ky shumë më i ulët se 14% në pjesën tjetër e Europës. Por lindshmëria filloi të ulet edhe më shumë gjatë viteve 1940 (në Europën Perëndimore) dhe 1960 (në Europën Lindore) – sipas të dhënave të raportit.
“Shumica e trendeve ekonomike dhe kulturore të gjysmës së shekullit të fundit duket se e kanë ulur shumë numrin e lindshmërisë.
Të shumta janë femrat që shprehen se nuk duan të kenë asnjëherë fëmijë, ndërsa një numër tjetër i konsiderueshëm të rinjsh, e shtyjnë procesin e prindërimit sa më vonë të jetë e mundur.

Lindshmëria sa vjen e po ulet si pasojë e rritjes së nivelit të papunësisë, politikave të papërshtatshme sociale dhe pabarazisë në ndarjen e punëve të shtëpisë dhe kujdesit të fëmijëve.
Niveli i lindshmërisë pritet të ulet edhe më shumë në Europën Qendrore dhe atë Lindore.

Advertisement