Ukrainë | Timoshenko lë grevën e urisë

alt

“Ajo ndërpreu grevën e urisë. Ne rifillojmë një regjim ushqimi normal”, deklaroi mjeku Harms për gazetarët në spitalin, ku opozitarja është shtruar në mëngjes, pasi u transferua nga burgu i Kharkivit. “Kur mbërriti në Ukrainë për të kuruar opozitaren, mjeku i spitalit, “Charité” në Berlin, mori pjesë në transferimin e opozitares Julia Timoshenko dhe ka statusin zyrtar të mjekut, për t’a kuruar”, deklaroi më parë gjatë ditës zëvendësministrja ukrainase e Shëndetësisë, Raisa Moisenko. “Mjeku gjerman, i cili do të ndihmohet nga kolegët e tij ukrainas, ka sjellë me vete mjekime për pacienten e tij”, theksoi ministrja. Timoshenko vuan nga hernia diskale.

Advertisement