Tiranë | Idrizi: presidenti i ri të shprehet qartë për cështjen came

alt

Ndër të tjera Idrizi tha se presidenti i ri i Republikës duhet të shprehet qartë për zgjidhjen e çështjes çame. Idrizi theksoi se “nuk folën për emra të përveçëm, por për nevojën për dialog dhe që procesi të jetë gjithëpërfshirës, një president i pranuar nga të gjithë shqiptarët, një person me profil të qartë publik dhe që ta respektojë dhe zbatojë Kushtetutën, jo vetëm nen për nen, por dhe me aspiratën për identitet kombëtar”. Gjithashtu, Idrizi përshëndeti dhe klimën politike të krijuar së fundi në vend. “Uroj që kjo klimë të vazhdojë gjatë, i jemi i larguar atij konflikti tre vjeçar që ishte bërë pengesë për proceset integruese”, tha kryetari i PDIU-së.

Advertisement