Për të modernizuar transportin e gazit nga Kievi drejt Evropës, shumë shpejt do të firmoset një marrëveshje mes Komisionit Europian, Bankës Botërore dhe Ukrainës. Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso. Në takim kanë marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës Jushenko dhe kryeministrja Timoshenko.