SHBA – Plan per blerjen e aseteve toksike

Presidenti i SHBA-së, Obama megjithëse pranon se SHBA-ja do të ketë një rrugë të gjatë para se të dalë nga kriza ka deklaruar se “Kam besim në planin për blerjen e aseteve toksike. Ai po shkon në drejtimin e duhur. Kemi shumë besim se do të funksionojë”. “Sistemi financiar është ende i brishtë, dhe plani për blerjen e aseteve toksike nuk do të zhbllokojë menjehërë kreditin”, tha presidenti. Plani për blerjen e aseteve toksike do të realizohet duke shfrytëzuar fondet e qeverisë dhe Bankën Qendrore, në mënyrë që të joshet kapitali privat. Sipas “Programit Publik dhe Privat të Investimeve”, do të blihen borxhet e këqija, të cilat ishin rrënja e krizës financiare. Investitorët e kanë mirëpritur lajmin, i cili u pasua me rritjen e vlerës së akcioneve në Evropë dhe Azi.
Advertisement