Uhhh çfarë vape!

Një mikrofon, një palë kufje, një zë i bukur dhe një studio regjistrimi: Geri Halliwell ka postuar në Twitter një foto shkrepur gjatë punës për regjistrimin e një kënge për albumin e ri. Ky do të jetë albumi i katërt solistik i këngëtares dhe do të publikohet në muajt në vijim. Por a është normale kjo foto? Ish Spice Girl në vend që të ishte e veshur, shfaqet në foto me vetëm një palë recipeta me dantellë të bardhë duke nxjerrë në pah një gjoks të bollshëm. Sigurisht që kjo foto i ka gëzuar dhe kënaqur pa masë fansat dhe ndjekësit e artistes britanike. “Më kishin paralajmëruar që të mos e postoja, por ja tek është, nxehtë në studio. Kate Bush në vitet ’80 nuk kish veshur as reçipeta”,- ka komentuar Geri foton e postuar në rrjetin social. Ç’të themi: kjo është një lëvizje nga mjeshtrja e një publicitet i shkëlqyer për publikimin e albumit të saj të ri. Por disa mendojnë se pas qëllimit parësor fshihet edhe një qëllim tjetër. Vetëm pak ditë më parë Halliwel kish deklarur se po kërkonte princin e kaltër dhe se vazhdonte të besonte në përrallën me fund të lumtur. Ndoshta mund t’a ketë bërë për të joshur edhe zemrën e ndonjë princi të kaltër vetmitar…

Advertisement