UEFA do te limitoje ne tre numrin e mandateve te drejtuesve te saj, beri te ditur presidenti i saj, Aleksander Ceferin, te enjten ne Nyon (Zvicer), gjate nje mbledhje te Komitetit Ekzekutiv te instances evropiane te futbollit.
“Kam premtuar reforma te ndryshme ne drejtimin e instances qe kur jam zgjedhur”, theksoi slloveni, qe zevendesoi ne fund te shtatorit te kaluar Michel Platini. “Nje propozim eshte qe presidenti dhe anetaret e Komitetit Ekzekutiv te kene maksimumi tre mandate prej kater vjetesh”, ka deklaruar ai.
Kjo reforme do te diskutohet ne Kongresin e 41-te te UEFA-s me 5 prill ne Helsinki (Finlande). Deri tani, i vetmi limit per drejtuesit e UEFA-s ka qene mosha. Nje drejtues nuk mund te zgjidhet nese i kalon 70 vjetet.