U vendos!

MARRY THE NIGHT do të jetë singëlli i pestë i Lady Gaga. Prodhuar nga Fernando Garibay, kjo këngë e re e albumit BORN THIS WAY është një dedikim i këngëtares për qytetin e saj të dashur New York, qytet që e adhuron deri në pikën sa e quan “burrin e saj”. Fillimish Lady Gaga dhe bashkëpunëtorët kishin menduar që të lançonin "Scheiße" si singëllin e radhës, por më pas ndërruan mëndje dhe vendosën për MARRY THE NIGHT. Kjo këngë është shumë e dashur edhe për monstrat e vegjël (fansat e këngëtares) dhe karakterizohet nga tinguj kishtar dhe një ritëm shumë përfshirës. Këngën mund t’a dëgjoni më poshtë, ndërkohë për videon duhet të prisni edhe pak.


 

Advertisement