U tha se marrëdhënia Lori-Arbana është krisur: Po Arbana vetë ç’thotë?

Marrëdhënia e moderatores Arbana Osmani me producenten e “Big Brother VIP” dhe trashëgimtaren e Top Channel, Lori Hoxha, ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit. Në disa portale është pretenduar se mes tyre ka një ftohje.

Përpara se të kalojmë te deklarata e Arbanës, çfarë ngjalli dyshime? Së pari, fakti që në dasmën e Arbër Hajdarit, Arbana Osmani nuk u ul në tavolinë me drejtuesen Lori Hoxha. Kjo e fundit u shfaq në shoqërinë e binjakëve Veshaj dhe Bora Zemanit. Së dyti, Arbana nuk e uroi Lorin, publikisht të paktën, për ditëlindje. Së treti, u duk se Lori, ndryshe nga e motra, Sara, mungoi në premierën e filmit “Sofia” me producent partnerin e Arbanës dhe regjisorin e “Big Brother VIP”, Eduart Grishaj.

Advertisement

Në një intervistë me Edi Manushin në “E Diell”, Arbana theksoi se thashethemet për “një krisje të marrëdhënies me Top Channel” nuk i kanë ndikuar fare.

“[Thashethemet që qarkullojnë] influencojnë nëse janë të vërteta, por nuk influencojnë nëse nuk janë të vërteta. Nëse unë kam një marrëdhënie për të cilën jam e sigurt, sepse e di se si e kam, nuk kam nevojë as të bëj përgënjeshtrime dhe as ta jetoj jetën time duke postuar në Instagram për të treguar nëse jam mirë apo nuk jam mirë. Ne bashkë kemi një miqësi dhe njohje prej shumë vitesh dhe nuk kemi nevojë t’i tregojmë të tjerëve që jemi miq.”

Në vijim, ajo u ndal më konkretisht te marrëdhënia me Lorin:

“Në lidhje me komentimin që i është bërë, dhe keqpërdorimit në disa raste, të marrëdhënies me Lorin, nuk ka patur vend për diskutime dhe për sqarime, sepse që në momentin që ka mbaruar “BBV1”, mua Lori më ka thënë që ‘Big Brother-in tjetër e dua me ty’. Madje më ka thënë që çdo Big Brother tjetër unë do të doja ta bënim bashkë. Kështu që nuk kam gjetur arsye pse duhet ta sqaroja këtë gjë. Ne i kemi patur gjërat e qarta dhe në këtë kuptim nuk është se më kanë ndikuar.”