U plagos në protestë: Operacioni në Romë i shpëton syrin Erjon Vishkullit.

Thursday, October 29, 2026

Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, ku ndërhyrja ka bërë të mundur shpëtimin e syrit të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës, operacioni u krye nga profesori Stanislao Rizzon.

Ministria njofton gjithashtu se qeveria shqiptare ka miratuar mbështetje financiare për Erjonin, për të ndihmuar në vijim të trajtimit dhe rikuperimit të tij.

Megjithëse operacioni ka përfunduar me sukses, rrugëtimi i Erjonit drejt rikuperimit do të vijojë. Sipas njoftimit, rikthimi i shikimit mbetet një proces që kërkon kohë dhe ndjekje të mëtejshme mjekësore.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM