“U përballa me ankth dhe depresion para lindjes”, Sara Hoxha flet hapur për problemet në shtatzëninë e dytë

Sara Hoxha është në pritje të ëmbël me fëmijën e dytë. Por siç ndodh shpesh që jeta e personazheve të famshëm të Instagramit të na duket e mrekullueshme nga jashtë, e vërteta është që të gjithë njerëzit përballen me probleme të ndryshme. Përmes një postimi në Instagram, Sara ka pranuar se së fundi është përballur me ankthin dhe depresionin para lindjes.

“Gjatë javëve/ muajve të fundit gjërat nuk kanë qenë të lehta. Nuk është nevoja të them që për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur në jetën time unë kam vuajtur nga një ankth dhe depresion para lindjes.

Kam refuzuar të dal me miqtë e mi ose të jem shumë aktive në jetën time dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të mërzitur. Javën e kaluar nëna dhe motra ime më ofruan të më merrnin në një udhëtim në Capri dhe është diçka për të cilën debatova duke thënë “jo” për shumë herë. Deri në orën e fundit nuk e dija nëse do ta bëja atë fluturim.

Advertisement

Sidoqoftë, kjo ka qenë një nga fundjavat më relaksuese të shtatzënisë time. Në një farë mënyre, jeta ka një mënyrë të çuditshme për të të thënë që ta bësh atë udhëtim, të shkosh për drekë, të dalësh për kafe dhe të jesh mirënjohëse për atë që ke; mos e jeto jetën duke pasur frikë se çfarë mund të shkojë keq.

Pavarësisht nga errësira që merr ndonjëherë shumë hapësirë në kokën time, unë jam gjithmonë thellësisht e dashuruar dhe mirënjohëse për njerëzit përreth meje, që më mbështetin në të gjitha gjërat. Miqtë e mi, motrat e mia, nëna ime dhe më e rëndësishmja djali dhe burri im i bukur që gjithmonë më japin kurajë!”, përfundon postimi i Sarës.

Edhe pse mund ta kishte mbajtur larg vëmendjes së njerëzve gjendjen në të cilën ndodhet, Sara nuk ka preferuar të ruajë privatësinë, por të ndajë një rrëfim të sinqertë me ndjekësit e saj. Ndoshta në këtë mënyrë ndihmon shumë nëna të reja që e gjejnë veten në të njëjtat kushte me Sarën. Në fund, ajo u ka shprehur mirënjohjen njerëzve më të dashur që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe.

/Living/