U ndanë edhe këta!

Pas ndarjes së çiftit Courtney Cox dhe David Arquetta, dje ka bërë publike ndarjen edhe këngëtarja Christina Aguilera nga partneri i pesë viteve Jordan Bratman. Çifti u njoh në vitin 2002 dhe u martua tre vite më vonë. “Edhe pse Jordan dhe unë u ndamë, përkushtimi ndaj djalit tonë Max vazhdon të jetë maksimal”,- ka thënë në deklaratën e saj Christina. Paçka se nuk është bërë ende publike arsyeja e ndarjes, thuhet se çifti ishte larguar shumë nga njëri-tjetri. “Ata kanë qenë shumë të dashuruar, por këto gjashtë muajt e fundit ishin më tepër miq se burrë e grua. Do të jetojnë për ca kohë të ndarë dhe do të shohin se si do të shkojë. Nuk e kanë vendosur ende nëse do të divorcohen”,- ka thënë një burim për US Weekly.

Advertisement