Bebe Rexha ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga i dashuri i saj Keyan Safyarion pas tre vitesh së bashku.
Këngëtarja 33-vjeçare shpërtheu në lot teksa performonte në Londër gjatë një koncerti së fundmi. Fansat u munduan ta inkurajonin këngëtaren me origjinë shqiptare me duartrokitje dhe brohorima.
Gjithsesi, Bebe nuk lejoi që ndarja t’i prishte humorin, pasi ajo dhuroi një koncert të jashtëzakonshëm për fansat përpara se të dilte në një klub nate në Londër më vonë gjatë mbrëmjes.
“Do të jem në ‘Heaven’ duke festuar dhe duke kërkuar një të dashur të ri”, tha me shaka Bebe.
Para pak kohësh vetë artistja ndau një mesazh që i kishte dërguar ish-partneri i saj i cili e kritikonte për peshën.
Rexha zbuloi vitin e kaluar se vuante nga probleme shëndetësore të cilat besohet se kanë qenë një faktor kyç në shtimin e peshës së saj.