Ardianë, Albanë, Dardanë, Taulantë… Le të mblidhemi të gjithë, në 4 gusht, tek Alpha City!

Alpha City po ngrihet në mes të kryeqytetit, për të mirëpritur me mijra funs të Noizyt, reperit më të suksesshëm në mbarë trevat shqiptare, dhe të “Alpha Show 2”, koncertit që po bëhet tashmë tradita më e bukur e muzikës rep & hip- hop, e munguar deri më tani, në Tiranë.

Nëse një vit më parë njerëzit mund ta mernin me mend se çfarë mund të ndodhte në sheshin “Nënë Tereza” ndërsa Noizy do të ngjitej në skenë, këtë herë askush nuk ka më as mëdyshjen më të vogël se me 4 Gusht
ai shesh do të ndizet flakë nga adrenalina, energjia, muzika që vetë artisti do ta sjellë live, përmes edhe bandës së tij, por edhe prej spektaklit që do të sjellin edhe armata e tërë e artistëve më në zë në tregun shqiptar, të cilët Noizy po i mblesh sërish bashkë.

Advertisement

Emrat e tyre tashmë janë shpallur. Në “Alpha Show 2” do të performojnë artistët shqiptarë Elvana Gjata, Dhurata Dora, Era Istrefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Mc Kresha & Lyrical Son , Stresi, Elgit Doda, West Side Family, Varrosi, Elai, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis…si dhe Ghali e Rayvanny (bashkë me super hit-in e tij “Tetema”)

Të gjithë do të ngjiten në skenën që ka një emër unik: Illyrian, të ngritur në mes të qytetit Alpha, para arenës së madhe ku do të mblidhen “fiset” ilire, Albanët, Ardianët, Dardanët, Taulantët… për të përjetuar një natë feste e gëzimi të paharruar.
Jo pa qëllim ndarja e sheshit këtë vit u konceptua në këtë mënyrë, pra sipas fiseve ilire. Sepse është një mesazh i madh që “Alpha Show 2”, do të përcjellë përmes këtyre emërtimeve: rikthimin e vëmendjes tek vlerat e të parëve tanë, që kanë luftuar për trojet tona, për jetën tonë.

Edhe një ditë na ndan nga koncerti i madh i 4 gushtit. Alpha City po ngrihet gjigand, për të na mirëpritur të gjithve. Kush nuk e ka marrë ende biletën, duhet të nxitojë, sepse siç thotë Noizy në komunikimet e tij: “Be there or be pishman për herë të dytë”.