Në episodin e djeshëm të “Për’puthen” u shfaq një video, ku protagonistë ishin Aureli me një vajzë tjetër jashtë programit teksa kalonin momente të afërta në një club.
Pamjet tronditën studion, e cila reagoi ashpër ndaj konkurrentin. Vajzat kërkuan që Aureli të tregojë të vërtetën, megjithëse ky i fundit në asnjë moment nuk e pranoi.
Ai u shpreh se vajza është thjesht e njohura e tij, me të cilën nuk ka asnjë marrëdhënie, përpos shoqërisë.
Pavarësisht se e mohoi konkurrenti u pezullua nga “Për’puthen” deri në një njoftim të dytë, pas sqarimit të ngjarjes.
Një pjesë e bisedës e zhvilluar në studio:
Neda: Kjo mënyra si e trajton Aureli situatën ka të bëjë me të ashtëquajturin “ligjin e meshkujve” -“moho deri në vdekje”. O Aurel je djalë i ri, ke famë, gocat të afrohen dhe kur të vjen një gocë do tundohesh. Ne kemi pasur shumë debate personale dhe unë ty nuk të marr inat se je shumë i zgjuar. E respektoj këtë, je inteligjent dhe mistrec por në të njëjtën kohë ke aftësinë ta kthesh çdo situatën ashtu si do vetë.
Aureli: Nuk jam aq budalla sa të dal hapur në një club. Ajo është thjesht një shoqe që donte të më thoshte diçka dhe nga zhurma e lartë në club u afrua drejt meje. Për më tepër që aty, shoqja kishte edhe të dashurin.
Gabriela: Mos u mbro Aurel, thuaj të vërtetën!
Aureli: Unë atë shoqen mund ta sjell edhe në program për ta vërtetuar.
Megi: Nuk duam të nxitohemi duke dhënë një vendim tani me aq sa po shohim. Nga ajo që shohim tani duket se kemi të bëjmë me një thyerje të rregullave por ti duhet të sjellësh provat që e kundërshtojnë këtë. Deri në një vendim tjetër, ti je i pezulluar.
Saide: Karma ekziston.
Megi: Një video e tij ka ardhur në redaksinë e “Për’puthen” ku ai duket shumë i afërt.