Drake surprizon shqiptarët!

Reperi kanadez me famë botërore, Drake ka rezervuar një surprizë të bukur për shqiptarët, një ditë pas Festës së Pavarësisë.

Ai ka publikuar këngën “Polar Opposites” me detaje të theksuara shqiptare duke nisur nga xhaketa e kuqe me shqiponjën e zezë pas që mban veshur gjatë gjithë videoklipit.

Advertisement

Gjithë videoklipi i këngës përmban referenca për kulturën shqiptare. Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Në videoklip duket se ka edhe shqiptarë të cilët janë pjesë e rrethit të tij shoqëror të veshur po kuq e zi.

E kemi pak të paqartë lidhjen e Drake me Shqipërinë, por një arsye mund të jetë edhe fakti që një nga tekstshkruesit e albumit të tij të fundit është shqiptari Gent Memishi.

Përmes tij, reperi mund të ketë rënë në kontakt me kulturën shqiptare dhe i është dukur ide e mirë për ta bërë pjesë të “For All the Dogs”. Dhe/ose Mariana, një vajzë nga Prishtina, i ka thyer zemrën.