U kap me municione luftarake dhe deklaroi se do vriste politikanët në Lezhë, ja çfarë ka dëshmuar 36-vjeçari në polici…

36-vjeçari Antonio Leka që u arrestua pasi u kap me municione luftarake në Lezhë, dhe pas deklaratës së fortë se do të vriste politikanët në Lezhë është marrë në pyetje gjatë mbrëmjes së djeshme.

I pyetur se nga i kishte marrë armë, ai nuk ka pranuar të përgjigjet duke qëndruar në heshtje. Ndërkohë pritet që edhe ditën e sotme të merret sërish në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Advertisement

Sakaq sipas burimeve bëhet me dije se i riu ka shfaqur shenja të problemit të shëndetit mendor. Pritet gjithashtu të bëhet edhe një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij mendore. Ndër të tjera në dhomat e paraburgimit e ka prezantuar veten si patriot, ku edhe ka treguar tatuazhet që kishte.