Pas më shumë se 5 muajsh nga vdekja e tij, mjekët kanë arritur në konkluzionin se ylli amerikan i popit Aaron Carter u mbyt aksidentalisht në vaskën e tij për shkak të ndikimit ndaj substancave narkotike.
Këngëtari i cila u bë i famshëm me hitet si ‘I Want Candy’ dhe ‘Crush on You’ ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 34-vjeçare.
Aaron ishte vëllai i vogël i Nick Carter, pjesëtar i grupit të njohur Backstreet Boys, dhe falë kësaj lidhje arriti të performonte që i vogël në skena të mëdha.
Albumi i dytë i Carter, “Aaron’s Party” shiti mbi 3 milionë kopje, duke e bërë atë albumin e tij më të suksesshëm.
Në vitin 2018, ai publikoi albumin e tij të pestë në studio. Ndonëse jeta profesionale ishte e suksesshme nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën e tij private e cila u shoqërua me probleme të vazhdueshme.
Në Shtator të vitit 2022, Carter u fut në një qëndër rehabilititimi për shkak të varësisë nga substancat narkotike. Ishte ky edhe shkaku pse këngëtari humbi edhe kujdestarinë e djalit të tij Prince.