U dyshua për substanca narkotike, policia ndërhyn në ‘BBVK’…

Video të shkëputura në rrjete sociale me përshkrime të caktuara, i kanë bërë njerëzit të mendojnë se banorë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova po konsumojnë lëndë narkotike të paligjshme.

Për të qetësuar shikuesit, por edhe për një kontroll më të detajuar, drejtori i televizioni Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka treguar se përfaqësues të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar biseda me persona përgjegjës të produksionit të spektaklit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për duhan.

Advertisement

“Për të hequr çdo dyshim lidhur me disa raportime të caktuara në media, të cilat kanë indikuar se banorët e Big Brother VIP Kosova mund të jenë duke tymosur cigare të dyshimta, bëjmë me dije se bëhet fjalë për duhan të mbështjellur”, është shprehur Kelmendi.

Sidoqoftë, në shtëpi është vendosur të merren masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellë, me qëllimin që të shmangë në çdo mënyrë promovimin e substancave të ndaluara.