Tyga e ka tradhëtuar të dashurën e tij, Kylie Jenner, me modelen braziliane Annalu Cardoso.
Sipas burimeve që janë shprehur për US Weekly, rreperi dhe modelja janë njohur gjatë xhirimeve të një klipi, ndërsa ajo më pas ka qenë pjesëmarrëse edhe në shfaqjen e tij në MTV2.
“Tyga është shumë i kujdesshëm, dhe pret rastin që Kylie të jetë në ndonjë udhëtim jashtë vendit”, ka thënë burimi.
Rreperi dhe ylli i reality shoqërohen që prej 2014, por lidhja e tyre është bërë zyrtarisht publike pasi Jenner ka mbushur 18-vjec. Por me sa duket edhe komunikimi me modelen Cardoso ka nisur që në Dhjetor 2014.
“Ai i shkruante vazhdimisht dhe bënin biseda të rastit. Më pas ai nisi ti kërkonte foto por edhe që të takoheshin ndonjëherë. Kryesisht ata dilnin së bashku në mënyrë shoqërore por në disa raste kanë patur edhe takime romantike”, vijon të tregojë burimi.
Tyga e ka prezantuar modelen edhe me disa nga miqtë e tij: “Ata nuk ishin shumë të afërt kur dilnin me shoqërinë, por ajo e dinte që miqtë e tyre ishin në dijeni të marrëdhënies së tyre. Nëse dikush ishte ulur pranë rreperit, cohej në momentin që vinte modelja, që ata të qëndronin pranë njëri-tjetrit.”
Sipas burimit Tyga gjatë kohës që shoqërohej me Cardoso-n nuk e përmendte asnjë herë emrin e Kylie-t dhe sillej sikur ishte single, ndaj dhe ajo nuk e pyeste duke menduar se ishin vetëm thashetheme ato për lidhjen Tyga-Kylie.
Megjithatë marrëdhënia mes tyre nuk vazhdon më, që prej kohës kur Tyga dhe Kylie janë shfaqur publikisht si të lidhur.