Tyga bën tatuazh emrin e Kylie-t

Kur vjen puna tek gratë e Tyga-s, në krahun e tij është shkruar vetëm emri i njërës, dhe kjo është Kylie Jenner.
Në një foto ku rreperi ka dalë me një fanse duket qartazi tatuazhi i tij më i ri, emri i të dashurës së vet 17 vjecare.
Sipas burimeve ai e ka bërë tatuazhin dje, për të treguar se është plotësisht i angazhuar me Kylie-n dhe askënd tjetër.
E gjithë kjo nuk është rastësi, pasi vetëm pak ditë më parë ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ka një djalë, ka publikuar disa tekste mesazhesh të cilat pretendon se ja ka dërguar rreperi dhe ku ai kërkon që të lidhen sërish bashkë.
Ky me sa duket ka qenë reagimi i Tyga-s ndaj këtyre deklaratave.

Advertisement