‘Ty të ha me dhëmbë, dy kafshata të kam’! Amos nuk ndalet, sherr dhe me Luizin pasi kaloi natën jashtë!

Pas debatit të ashpër me Olta Gixharin, Amos Zaharia është kapur keq edhe me Luiz Ejllin. Olta kishte qeshur ne mengjes kur Luizi i tregoi se i kishte lënë banorët pa gjumë gërhitja e tij, e si pasojë Amosi ishte detyruar ta kalonte natën në oborr.

Ndërsa kanë vazhduar debatin me njëri-tjetrin Amosi është kapur edhe Luizin.

Advertisement

Amos-Luizit: Ty nuk të kursej fare!

Luizi: Merr dhe shokë dhe hajde!

Amos: S’kam nevojë për shokë, ty dy kafshata të kam, të ha me dhëmbë. Nuk të kursej fare. Më vjen keq për atë gocën aty….

Olta: Amos qetësohu se e ke gabim!

Amos: I qetë jam, ky është problemi!

Olta: Po ja fut kot!

Amos: Po po vazhdo qesh ti!

Aktorët Amos Zaharia dhe Olta Gixhari që deri më tani u duk se po i mbanin krahun njëri-tjetrit kanë folur me tone të larta. Shkak u bë një bisedë që Olta ka qenë duke bërë me Luizin jashtë rulotit, ku në një moment aktorja ka nisur të qeshë. Jashtë ndodhej edhe Amosi i cili i është drejtuar Oltës duke i thënë “Pse zgërdhihesh?”

Aktorja duke u përpjekur t’ia shpjegojë se arsyeja pse po qeshte ishte ngjarja që i tregoi Luizi, Amosi i ka kthyer shpinën dhe është larguar në shenjë mosbesimi. Kjo sjellje e ka agravuar edhe më shumë Oltën.

Më herët aktorja Olta Gixhari ka qenë duke biseduar me Amos Zaharian.

Ajo ka theksuar ndër të tjera se mund të ketë edhe shoqëri në mes të rivalitetit të finales së BBV.

Madje, ajo “larg e larg” shprehu dëshirën se do të donte të shkonte në finale me Amosin.

“Ekziston një klishe që më të fortët zihen. Unë do kisha shumë qef nëse unë do isha një nga konkurrentët e fortë dhe ti gjithashtu, po flas vetëm për ne të dy, zëre se nuk ekziston asnjë, nëse do jemi ne dy nga më të fortët do doja të tregoja se edhe në një lojë me një mik mund të shkosh larg përdore, unë mund të shkoj në finale dorë për dore me ty”, tha ajo ndër të tjera.