Një tjetër akt terrorist që mund të përfundonte shumë keq ka ndodhur në Turqi, vend që po vuan së tepërmi nga sulmet e shtetit islamik, ISIS.

Disa persona të veshur me jelekë shpërthyes kanë tentuar të hyjnë në stacionin policor në qytetin e Gaziantep, por nuk ia kanë dalë mbanë, pasi janë vërejtur në kohë nga policia e këtij qyteti.

Advertisement

Njëri prej agresorëve është vrarë, ndërkohë që është plagosur edhe një polic, i cili është dërguar të marrë ndihmën e nevojshme në spital.

Terroristët e tjerë kanë mundur të largohen në kohë, ndërkohë që ka filluar aksioni për kapjen e tyre nga forcat e policisë.

Sulmi më vdekjeprurës në Turqi ndodhi natën e ndërrimit të viteve, kur një person vrau 39 veta brenda një klubi nate.

Më poshtë është edhe fotoja e agresorit të vrarë nga policia gjatë të shtënave.