Turneu me fitimet më të mëdha

Grupi i drejtuar nga Jon Bon Jovi ka mundur kolegë të kalibrit si AC/DC dhe U2. Grupi australian është renditur në vendin e dytë me arkëtime 177 milion $, ndjekur nga Bono e shokë me 160 milion $. Në top dhjetëshe janë prezentë edhe Metallica (të pestët me 110 milion $), Paul McCartney, Roger Waters dhe Eagles. Sigurisht që këtij klasifikimi fitimesh nga turnetë nuk mund t’i mungonte dhe Lady Gaga e cila falë 138 koncerteve është renditur e katërta me 133 milion $.

Advertisement