Turneu i “çmendurive”

Këngëtarja jo vetëm që ka shtuar Amerikën Veriore tek etapat, por ka premtuar se “skena do të jetë me teknologjinë më të avancuar dhe më ekstravagantja që është parë ndonjëherë, frymëzuar nga musical-i Spiderman i Broadway. Pas 25 vitesh në biznesin muzikor, Kylie po mendon për gjëra të mëdha. Turneu LES FOLIES do të ketë 54 data. Skena në formë zemre ka një milion pjesë të lëvizshme, shtatë ashensorë, tridhjetë shatërvanë dhe një perde shiu. Sipas deklaratës për shtyp kjo do të jetë skena më komplekse, e jashtëzakonshme që është ndërtuar ndonjëherë për ndonjë koncert.

Produksioni ka vendosur që të ketë dhjetë balerinë, tetë akrobatë ajri, pesë muzikantë që do të luajnë live dhe dy back vokalistë, të cilët do të kenë nja 200 kostume. Skuadra me 120 persona do të transportojë 45 ton gjëra dhe do të përdorë dhjetë kamiona. Fansat mund të blejnë bileta për “splash zone”. “Reagimi dhe pritja e APHRODITE ka qenë i jashtëzakonshëm dhe më frymëzoi mua dhe skuadrën time të punës që të zhvillonim një spektakël që do të n’a çonte në një udhëtim kënaqësie, ekstaze dhe glamour-i”,- ka thënë Kylie Minogue.

Advertisement