Turne në 2012-ën? Ndoshta…

Idenë e kanë hedhur lideri i grupit Mick Jagger dhe kitaristi Keith Richards. Që të dy ishin në konflikt pas publikimit të autobiografisë LIFE të Richards, ku ishin bërë rrëfime shokuese për të, por edhe disa detaje intime të Jagger. Me sa duket qetësia është rikthyer mes dy artistëve dhe si rrjedhojë do të donin të organizonin koncerte vitin e ardhshëm për të festuar 50 vite karrierë të Rolling Stones. “Nuk shoh ndonjë arsye përse Rolling Stones nuk duhet të ribashkohen për të realizuar ndonjë koncert nëpër botë vitin e ardhshëm. Po e mendoj seriozisht një gjë të tillë. Duhet të gjejmë një pikë bashkimi dhe të biem të gjithë dakort”,- ka thënë Richards. Ndërkohë Jagger ka komentuar: “Nëse e mendon është vërtetë fantastike. Gjithçka është e mundur”.

Advertisement