Vera ka qenë e gjatë dhe e mbushur me surpriza për Turjan Hyska, por ditën e sotme mori një surprizë që lehtë harrohet.
Artisti dhe producenti simpatik ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram se ka mbetur pa fjalë teksa ka takuar një djalosh që ka spektrin e autizmit.
E ëma e djalit shpreh se i biri ka nisur të flasë duke ndjekur emisionin e famshëm të Turjanit, “Oktapod”.
“Ky është Rexhi, një djalë që vuan nga autizmi… E ëma më thotë që duke ndjekur Oktapodin, ka filluar të flasë! Sot e takova dhe nuk di çfarë të them… Nuk kam marrë kurrë kaq dashuri në jetë!” shkruan Turjan Hyska.
Epo thonë se nuk ka ndjesi më të bukur sesa të prekësh jetë njerëzish me veprat e tua, dhe Turi sapo e ndjeu këtë emocion.