Dasma e tyre ishtë një nga më të përfolurat e “dasmave VIP” këtë verë.
Po flasim për çiftin e njohur Orinda Huta dhe Turian Hyska, të cilët për një kohë të gjatë e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre, por erdhi një pikë ku e bënë publike, derisa e finalizuan me martesë. Duke marrë parasysh që të dy janë figura publike, ata janë padyshim një nga çiftet më të dashur të publikut.
Turi ishte i ftuar në emisionin “Rudina” dhe ka folur me shumë dashuri e pasion për bashkëshorten e tij Orindën. Ai tregoi për njohjen me kengëtaren dhe për “sekretin” e qëndrueshmërisë së marrëdhënies së tyre, tashmë prej 10 vitesh.
“Orinda është zbulim i vazhdueshëm përveç bukurisë, kryeneçësisë, më është dukur prepotente dhe asaj i dukesha arrogant. Duhet të them se ajo ka shikim të rëndë në fillim nisi, si një lloj stopimi reciprok derisa arritëm këtu ku jemi. Orinda ka një raport me të drejtën dhe është një njeri që evolon nuk ka qetësi, nuk jam ndjerë monoton asnjëherë. Madje duhet të them se në nuk bëjnë kompromise dhe tashmë jemi kokë e këmbë të përfshirë më njëri-tjetrin uroj deri në pafundësi,”-është shprehur Turi.
Gjithashtu ai ka theksuar se planet për fëmijë janë të afërta duke bërë edhe një batutë. “Për fëmijë jemi duke punuar me tre turne”,-përfundon moderatori i njohur.
Përpos intervistës, këngëtari dhe moderatori është suprizuar nga disa video mesazhe të Orindës, nënës së tij dhe vëllait, Eljos.