Më shumë se 25 vjet pasi u vra në Las Vegas, Tupac Shakur mori një yll në Hollywood Walk of Fame.
Miqtë, familjarët dhe fansat e reperit janë mbledhur për ceremoninë e zhvilluar një javë para ditëlindjes së tij.
Motra e Shakur, Sekyiwa “Set” Shakur, pranoi nderin në emër të tij dhe tha se ndihej e nderuar që ishte atje duke përfaqësuar familjen e tyre.
“Tupac e dinte thellë se ai ishte i destinuar gjithmonë për diçka të madhe”, tha ajo gjatë fjalimit të pranimit.
Asaj iu prezantua një rezolutë e Këshillit Bashkiak të Los Angelesit që shpalli 7 qershorin si Ditën e Tupac Shakur.
Shakur u qëllua në Las Vegas më 7 shtator 1996 dhe vdiq gjashtë ditë më vonë. Ai ishte 25-vjeç.
Që atëherë, jeta dhe vdekja e tij janë shqyrtuar në libra, filma dhe dokumentarë.