Shawn Mendes dhe Camila Cabello ndahen sërish!

Shawn Mendes dhe interpretuesja e hitit ”Havana” Camila Cabello u ribashkuan gjashtë javë më parë, por tashmë janë ndarë.

“Ata e kuptuan se ishte një gabim që i dhanë marrëdhënies së tyre një mundësi tjetër. Të dy e dinë se nuk janë të duhurit për njëri-tjetrin në aspektin romantik dhe tani ata thjesht duan të vazhdojnë përpara”-thonë burime për britaniken “The Sun”.

Advertisement

Ata dolën publikisht si çift gjatë verës së 2019-ës dhe qëndruan së bashku gjatë pandemisë së COVID-19, por ata u ndanë në fund të vitit 2021, pas dy vitesh sëbashku.

Megjithatë, nga mesi i muajit Prill në media u përfol se ata ishin përsëri bashkë, por konfirmimi i romancës së tyre erdhi gjatë Festivalit të muzikës “Coachella”. Pas ndarjes të dy realizuan dy projekte muzikore për të cilët fansat thanë se flasin për marrëdhënien e tyre.

Artistja bashkëpunoi me artistin mjaft të sukseshëm Ed Sheeran për këngën e titulluar “Bam Bam” ndërsa Shawn publikoi projektet “It’ll Be Okay” dhe “When You’re Gone”.

Mbetet për t’u parë nëse edhe kjo ndarje e radhës do të frymëzojë dy artistët të nxjerrin për fansat e tyre këngë të reja.