Ajo është një nga këngëtaret më të mira dhe më të preferuara për publikun shqiptar, por së fundmi i është dedikuar me të gjithë kohën e saj, të birit.

Para disa muajsh erdhi në jetë vogëlushi Tian, i cili ua ka mbushur ditët me gëzim, Tunës dhe Patris Berishës. E në këtë atmosferë festash nuk mund të mungonin dhe fotot e Tunës me të birin e saj, i cili po rritet dita-ditës. Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me Tian të cilin e ka veshur si lepurush, ndërsa Tuna me të kuqen e Krishtlindjeve dhe ka shkruar: Vetëm ne të dy…

Advertisement

Deri tani, këngëtarja e njohur s’ka postuar asnjë foto me partnerin e saj, mirëpo pas lajmeve se çifti po kalon një krizë, ata i dhanë fund thashethemeve para disa ditësh, ku Patrisi publikoi një fotografi të lumtur familjare.