Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Një gjë të tillë e ka mbajtur larg publikut, por dje ka zgjedhur ta bëjë të ditur për fansat.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram ajo ka bërë të ditur se ka pritur në jetë djalin e dytë të saj.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi raportohet se ajo dhe Patrisi janë ndarë, ky i fundit zgjodhi që të reagojë.
Berisha në një postim në rrjetin social Instagram ka shpërndarë një imazh të foshnjës, duke bërë edhe një mbishkrim.
“Mirëserdhe në jetë Zen”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se, Tuna është nënë edhe e një djali tjetër, Tian, të cilin e ndanë me Patris Berishën.