Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi ndërtimin e një muri përgjatë kufirit meksikan duke përmbushur kështu një nga premtimet e tij kryesore të fushatës.

“Një ditë e madhe është planifikuar për nesër në ditën e Sigurisë Kombëtare. Në mesin e shumë gjëra të tjera, ne do të ndërtojmë murin!” postoi që dje në mbrëmje Trump në Twitter.

Advertisement

“Presidenti i ri amerikan, Donald Trump nënshkroi urdhrat ekzekutivë që mundësojnë ndërtimin e murit”, raportoi e përditshmja “Washington Post”.

Ky nënshkrim përkon me një vizitë të ministrit të Jashtëm meksikan, Luis Videgaray, i cili po përgatit terrenin për vizitën e presidentit meksikan, Enrique Pena Nieto javën e ardhshme.