Tropojë | Vijojnë shkarkimet në liqenin e Fierzës

Që nga mbrëmja e së shtunës kanë vijuar pa ndërprerje shkarkimet e ujit nga liqenet e HEC-eve, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë sjellë nivel të lartë të prurjeve të ujit në liqenin e Fierzës. Shkarkimet vazhdojnë me 500 metër kub ujë në sekondë, ndërsa rënia e nivelit të ujrave të liqenit është shumë e vogël, pasi prurjet e ujit janë mjaft të larta. Në hidrocentralin e Fierzës, secila prej 4 turbinave në gjendje pune shkarkon 80 – 100 metër kub ujë në sekondë. Kjo dhe sasia e shkarkimit prej 500 metrash kub ujë në sekondë bën që ulja e nivelit të liqenit të jetë mjaft e vogël, në kushtet kur prurjet e ujit arrijnë në rreth 800 metër kub ujë në sekondë. Niveli maksimal i liqenit të Fierzës është 296 metra mbi nivelin e detit. Kjo e ka bërë të domosdoshëm shkarkimin e ujrave.

Advertisement