Pabarazia globale është thelluar ndjeshëm dhe një raport i ri ka dalë në një konkluzion se 1 përqind e popullsisë kontrollojnë gjysmën e pasurisë së planetit.
Studimi zbuloi se super të pasurit kanë përfituar ndjeshëm nga kriza globale financiare e nisur nga viti 2008. Sipas raportit, 1 përqind e të pasurve tani kanë një vlerë prej 106 trilionë dollarësh, rreth 8 herë më shumë se sa ekonomia amerikane.
Ndërkohë, 10 përqind e njerëzve të pasur zotërojnë 87.8 përqind të pasurisë globale.
“Që prej vitit 2008, 1 përqind e të pasurve kanë rritur të ardhurat e tyre ndjeshëm duke kaluar edhe nivelet e vitit 2000 dhe kemi ende rritje të pasurisë së tyre”, thotë raporti.