Trey Songz – Heart Attack

Ky është singëlli i parë i publikuar nga albumi i tij i pestë “Chapter V”, i cili pritet të publikohet këtë vit. Realizuar nga Benny Blanco dhe Rico Love kënga është e fuqishme në çdo aspekt, vokali, produksioni, teksti, por si e tërë ndoshta nuk është aq e fuqishme. Gjithsesi duhet vlerësuar përpjekja e Songz, për të kaluar nga këngët e tij me drejtim seksual në këtë natyrë. Nëse jeni kurioz t’a dëgjoni HEART ATTACK, ja tek e keni.


 

Advertisement