Incidenti mes tyre në ndeshjen Uruguai-Itali në vitin 2014 gjatë Kupës së Botës ka hyrë në historinë e këtij kampionati. Gati tre vite pas atij gjesti të shëmtuar, sulmuesi uruguaian do të takohet sërish me mbrojtësin italian, vetëm se këtë herë do të përballen me skuadrat e tyre në çerekfinalen e Champions League.

Kafshimi që i bëri Suarez mbrojtësit italian u bë shumë e diskutuar në atë kohë, teksa Suarezit i kushtoi shumë ndeshje pezullim. Chiellini e fali, ndërkohë që dhe sulmuesi i Barcelonë, i cili u transferua në atë vit te katalnasit i ka kërkuar falje.

Advertisement

Mbetet të shohim se si do të shkojë sonte dueli mes tyre në ndeshjen Juventus-Barcelona.