Sot mbushen fiks tre vjet që nga momenti kur gjithë opinioni publik mori vesh lajmin e hidhur se këngëtari i njohur i West Side Family, Dr.Flori kishte ndëruar jetë.

Ai u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare duke lënë gruan dhe dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë. Ngjarja ndodhi në 17 nëntor në shtëpinë e tij në Tiranë, ku bashkëshortja, Blerina, e kishte gjetur në gjendje të pakontrolluar dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Advertisement

Ndërkohë këtë mëngjes, bashkëshortja e tij, Blerina e kujton me këtë foto, ku Dr. Flori shfaqet me djalin e porsa ardhur në jetë dhe vajzën e madhe, Kaltrinën.
“Tre vjet pa babin”, shkruan Blerina, ndërsa komentet dhe ngushëllimet kanë qenë të shumta.

Nga ana tjetër, ka qenë dhe miku i tij, Ermal Mamaqi, që e ka kujtuar Florin në 3-vjetorin e vdekjes. Ai ka publikuar një foto të këngëtarit dhe krah saj shkruan: 3 vite pa Florin.