Grupi Irlandez mund të publikojë, jo një, por tre albume të rinj gjatë vitit 2011. Publikimi i parë do të jetë SONGS OF ASCENT, pasues i NO LINE ON THE HORIZON i vitit 2009. Data e publikimit nuk është bërë ende publike, por mendohet të jetë në muajt e parë të këtij viti. Disku tjetër që mendohet të publikohet është U2: DUALS që nuk do të mund të blihet nëpër dyqane. Për t’a pasur është e nevojshme të regjistrohesh në klubin e fansave të grupit. Kjo do të jetë një përmbledhje e disa prej bashkëpunimeve të grupit në vite përmendim ato me Think, Frank Sinatra, Jay – Z, Johnny Cash, Bb King dhe Bruce Springsteen. Por nuk mbaron me kaq. Mendohet që U2 po përgatisin edhe një album të tretë.
Tre albume në një vit
Thursday, March 12, 2026
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


