Forcat e Armatosura janë angazhuar sot në disa misione shpëtimi për shkak të borë së madhe në zona të ndryshme të vendit.
Në mision shpëtimi janë në fluturim dy helikopterë Cougar. Njëri prej tyre fluturoi drejt fshatit Iballe të Pukës, ku ndodheshin 3 persona të izoluar në një minierë.
Lajmi bëhet i ditur edhe nga deputeti i PS, Pjerin Ndreku në rrejtin social facebook. “Sapo janë transportuar për në Pukë me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes 3 shtetasit e izoluar në një galeri kromi në Iballe. Ministrat Kodheli dhe Beqja mbështeten direkt këtë veprim human. Gjëndja e tyre është shumë e mirë”, bën me dije deputeti socialist!
Helikopteri i dytë është në mision shpëtimi në fshatin Konaj të Fanit për shpëtimin e një gruaje shtatzënë.
Forcat e Armatosura ndërhynë nga ajri edhe në dy raste të tjera, duke shpëtuar jetën e një personi në Koman dhe një personi tjetër në Tepelenë.