Tragjikomedi shqiptare, gruaja i vdes në zyrë, kryetarja e bashkisë Lushnje ther një pulë të zezë për të hequr tersin…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua 48-vjeçare ka humbur jetën në ambientet e bashkisë, pas një debati të ashpër që ka pasur me punonjësit dhe takimit me kryebashkiaken Eriselda Sefa.

Mësohet se Shpresa Cani ka shkuar në Bashki për të kërkuar arsyen se përse i është hequr ndihma ekonomike. Pas debateve dhe takimit me kryetaren e bashkisë, ajo është ndjerë keq, duke humbur jetën.

Advertisement

48-vjeçrja pritet që të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes, që deri më tani në komunikatën e policisë, dyshohet se janë natyrale.

Megjithatë e gjithë ngjarja duket se e ka trembur kryebashkiaken, e cila ka kërkuar që të bëhej një kurban.